Vidhen 20 mijë euro në një shtëpi në Prilep

Nga një shtëpi në Krivogashtani të Prilepit janë vjedhur rreth 20 mijë euro. Vjedhja është kryer mbrëmë në periudhën mes orës 03:00 deri 08:00 në shtëpinë e 60-vjeçarit M.SH.

Marketing

Vjedhësi me përdorimin e forcës është futur në shtëpi, ka marrë paratë dhe është larguar.

Hetime kanë kryer ekipe nga stacioni policor në Prilep dhe thonë se po punojnë për kapjen e vjedhësit dhe zbardhjen e plotë të rastit.