Vieri: Shumë lojtarë do të largohen nga Juventusi nëse nuk kualifikohet në LK

14:32 | 14 Maj 2021

Marketing

Christian Vieri këmbëngul se ‘shumë lojtarë, jo vetëm Cristiano Ronaldo’ do të largohen nga Juventusi nëse Bianconerët nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Bianconerët përballen nesër me Interin në Allianz Stadium dhe kanë nevojë për një fitore për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për kualifikim tutje, transmeton lajmi.net.

Ata janë në vendin e pestë në tabelën e Serie A, një pikë larg Napolit të vendit të katërt.

Sipas disa raportimeve, Cristiano Ronaldo do të kërkojë të largohet nga Juventusi nëse Bianconerët nuk arrin kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

“Për mua, Interi do të fitojë në Torino dhe Juventusi nuk do të luajë Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”, tha Vieri në Twitch gjatë ‘Bobo TV, ‘programin që ai drejton.

“Pa futboll në Ligën e Kampionëve, Ronaldo do të largohet dhe shumë të tjerë do ta ndjekin atë, Juventusi do të përballet me një krizë të rëndë financiare”, shtoi ish sulmuesi.

Juventusi gjithashtu do të luajë në finalen e Coppa Italia kundër Atalanta këtë të mërkurë dhe do të përballet me Bolognan në ndeshjen e fundit të sezonit të dielën, 23 maj./Lajmi.net/

Marketing