Vijnë kartëmonedha “veriore” me motive shqiptare

Banka Popullore ka lidhur kontrata për blerjen e 10 dhe 500 denarëve të rinj, të cilat do të kenë të njëjtin dizajn, por do të kenë emrin e ri të vendit, përcjell FLAKA.

Marketing

“Është e nevojshme të zëvendësohen shkronjat BPRM me BPRMV dhe teksti Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë me tekstin Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut kudo që ato shfaqen” thuhet në marrëveshjet e përfunduara, raporton TV Alfa.

Paratë do të zëvendësohen gradualisht, dhe i gjithë procesi duhet të zgjasë rreth 5 vjet, dhe ndoshta të përshpejtohet me hapjen e kapitullit të duhur të negociatave me Bashkimin Evropian, siç parashihet me Marrëveshjen e Prespës.

Tani është e paqartë nëse denarët do të bëhen dygjuhësh. Opinioni i Komisionit të Venecias ende pritet nëse është në përputhje me kushtetutën që paratë të shkruhen në gjuhën shqipe, përveç në maqedonisht.

Ligji tashmë përcakton që kartëmonedhat dhe monedhat duhet të përmbajnë edhe motive shqiptare.

“Paratë prej letre dhe monedha, si dhe pulla, përmbajnë simbole që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore të qytetarëve që flasin maqedonisht dhe gjuhën që flasin të paktën 20% e qytetarëve”, thuhet në nenin 8.

Marketing