Vijojnë procedurat për furnizuesin universal të energjisë elektrike

Edhe pas zgjedhjes së një furnizuesi universal të energjisë elektrike, Komisioni Rregullator i Energjisë mbetet institucioni që do të rregullojë çmimin e energjisë elektrike. Ky çmim do të jetë i vlefshëm për një vit. Tani komisioni, i cili është emëruar për tenderin e furnizuesit universal, kontrollon dokumentet dhe aftësinë ekonomike dhe financiare të dy kompanive që kanë aplikuar për të kryer këtë aktivitet. EVN Furnizimi ofroi një bruto përqindje diferencë prej 14.4 për qind , ndërsa ELEM Trejd doli ne ofertë prej 14.9 për qind bruto diferencë. Në fund, ai i cili do të ofrojë një diferencë më të ulët, do të jetë furnizuesi universal i energjisë elektrike.

Marketing

Nuk do ti analizojmë më kostot operacionale brenda kompanisë, por thjesht kompania do të ketë një diferencë për të cilën po tenderon dhe do të ketë një ankand publik domethënë – më saktësisht ankand ku do të jepet çmimi më i lirë, i ulët. Dhe ai furnizues i interesuar që përmbush kriteret për të qenë furnizues universal, ai me diferencë më të vogël do të jetë furnizuesi universal- deklaroi MARKO BISLIMOVSKI, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjisë.

Energji nga furnizuesit elektrike do të marrin familjet dhe kompanitë e vogla që do të vendosin të qëndrojnë me të vjetrën, dhe të mos dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike. Nga Komisioni rregullator thonë se qytetarët dhe bizneset e vogla mund ta ndryshojnë modelin në çdo moment dhe të kalojnë në tregun e liberalizuar. Bislimovski thotë se nuk pret ndryshime drastike në çmimin e energjisë elektrike.

E vetmja gjë që mund të ketë ndikim në çmim janë kostot e rritura të importimit të energjisë elektrike. Duke pasur parasysh se në gjysmën e dytë të vitit 2018 ka pasur një rritje të caktuar të çmimit të energjisë elektrike në këtë pjesë të Evropës dhe në Evropën Lindore- theksoi MARKO BISLIMOVSKI.

Sipas ligjit, furnizuesi universal duhet të zgjidhet më së voni, për më pak se tre muaj. Por komisioni për përzgjedhjen siguron se shumë shpejt do të dihet se cila kompani do të furnizojë me energji elektrike konsumatorët të cilët nuk do të dalin në tregun e lirë. Derisa të zgjidhet se cila kompani do të jetë furnizues universal, punën do ta kryejë EVN Maqedoni. Nga fillimi i vitit të ardhshëm tregu i energjisë elektrike do të liberalizohet tërësisht.

Marketing