Vijojnë punimet për instalimin e Ndriçimit publik në të gjithë teritorin e komunës së Sarajit

Komuna e Sarajit vazhdon me investime në të gjithë komunën.
Llaskarcë – janë instaluar gjithsej 100 poçe elektrike, në ditët ne vijim do të montohen përafersisht edhe 100 tjera, si dhe shtylla dhe kabllo shtesë, kështu që të mbulohet i gjithë vendbanimi me ndriçim publik.

Marketing

Bukoviq – janë instaluar gjthsej 132 poçe elektrike, afer 80 tjera do të montohen bashkë me disa shtylla dhe kabllo shtesë.

Çajlanë – janë instaluar gjithsej 70 drita. Presim që EVN të përfundon me projektin e instalimit të rrjetit elektrik që të mund të vazhdojmë me montimin e ndriçimit në pjesën e mbetur.

Ndriçimi publik përmban poçe elektrike 40 wat LED të teknologjisë së fundit dhe kursejnë energjinë elektrike.

Marketing