Vijojnë reagimet nga mësimdhënësit e Gostivarit: Veprimet e Taravarit të jashtëligjshme

Duke u ndërlidhur me situatën aktuale te krijuar në qytet pas ngjarjeve të fundit për marrjen e kompetencave në arsim për të dytën herë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me vjen keq për reagimin e Kryetarit te Komunës së Gostivarit i cili ankohet se në mënyrë të padrejtë( sipas tij) e në baza politike është marrë ky vendim.

Marketing

I nderuar dr.Taravari askush nuk ua mori kompetencat me zor ,ju vete me vendimet tuaja te paligjshme dhe absurde e sollët këtë hap.
Si në herën e parë, edhe në herën e dytë nuk respektuat ligjin për arsim fillor. Në kundërshtim të plotë me ligjin bëtë shkarkim të drejtorit me mandat dhe emëruat drejtor tjetër që nuk i përmbush kushtet ligjore.

Ju nuk keni fituar mandate të silleni në mënyrë arrogante me drejtuesit e institucioneve edukativo-arsimore. Ku e gjeni të drejtën të na ulni dinjitetin, e për çfarë?

Për apetite politike hiqni dhe vini cilën të dëshironi tërësisht në kundërshtim me ligjin për0 arsim fillor, duke u sjellë sikur shkollat të jenë pronë e juaja.
Ne nuk punojmë në shkolla të Taravarit, ne punojmë në shkolla ku na mësojnë fëmijët tanë, kurse as shkolla e as fëmijët nuk janë pronë e juaja.

Për fat të keq kjo nuk është gjuha që unë vlerësoj. Në institucionin që unë kam drejtuar kam pasur si parim bazë punën, gjë të cilën mund t’ua dëshmojnë edhe të punësuarit në shkollë.

Meqenëse shkolla është institucion i rëndësishëm në të cilën merren vendime për të ardhmen e fëmijëve tanë, a nuk duhet që këto lojëra të ulëta të marim fund ?
Analizoni dhe do të gjeni ku dhe si keni gabuar.

Mersel Sadiu, mësimdhënës në Shkollën Fillore Bashkimi – Gostivar

Marketing