Vijon akoma takimi VV-LDK, s’dihet nëse ka marrëveshje për koalicion

Kanë kaluar më shumë se një orë që nga nisja e takimit mes VV-së e LDK-së për arritjen e koalicionit qeverisës.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në këtë takim është parë i shoqëruar nga dy nënkryetarët, Agim Veliu e Lutfi Haziri, teksa aty mungon Vjosa Osmani.Deri më tani, në objektet ku po mbahet takimi nuk është vërejtur ndonjë lëvizje.Më herët në media është raportuar se dy partitë kanë arritur pajtueshmëri për ndarjen e ministrive, mirëpo posti i presidentit mbetet ende çështje e pazgjidhur.Sidoqoftë, takimi i sotëm po mbahet pas disa polemikave mes nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani.“Mollë sherri” mes Veliut e Osmanit u bë fotografia e kësaj të fundit teksa shihet me kryetarin e VV-së, Albin Kurti duke u regjistruar si deputetë në të njëjtën kohë.Ndërkohë, nuk dihet nëse në negociatat e sontme ka pasur ndonjë përafrim të qëndrimeve për postin e presidentit të cilin e kërkon me ngulm partia e Isa Mustafës

Marketing
Marketing