Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit,dyshohet se ka njerëz të tjerë nën rrënoja

Vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit te hoteli 6-katësh “Mira Mare”, që u shemb plotësisht pas tërmetit me magnitudë 6.4 rihter.

Marketing

Aktualisht, kërkimet në rrënoja po kryhen nga ekipet malazeze, ato zviceriane dhe në mbështetjen e ekipeve franceze dhe ato serbe.

Kërkimet janë ndërprerë dje por vijuan sërish sot operacioni kërkim-shpëtimit vazhdon për shkak se dyshohet se mund të ketë ende ndonjë person tjetër nën rrënojat e hotelit “Mira Mare”. Dyshohet se në parkimi ndodheshin 2 automjete dhe se janë persona të cilët kanë ndaluar në këtë hotel.

Grupi i kërkim-shpëtimit vazhdojnë kërkimet me qentë, të cilët kanë nuhatur aromë të trupave njerëzor. Presim të shohim nëse ka ose jo persona të tjerë nën rrënoja.