Vijon radha e emigrantëve që presin të kalojnë kufirin në Kapshticë

Situata në Kapshticë vijon të jetë shqetësuese dhe e tensionuar, ndërsa qytetarët ende presin për të kaluar kufirin.

Marketing

Më shumë se 100 persona janë aty që prej mëngjesit të sotëm, ndërsa mësohet se është plotësuar kuota e 300 personave për të kaluar.

Mësohet se disa prej qytetarëve janë akomoduar në hotele dhe disa të tjerë vijojnë të qëndrojnë jashtë ose në makinat e tyre.

Ndërkohë, shqetësimi kryesor i qytetarëve mbetet afati i skadimit të tamponit, pasi ata tregojnë se nuk kanë mundësi ta bëjnë sërish dhe kërkojnë që të mos pengohen për të kaluar.

Tashmë janë të detyruar të qëndrojnë edhe natën e sotme në pikën kufitare në Kapshticë, duke pritur mëngjesin tjetër që të kalojnë kufirin.

Marketing