Vijon takimi, pas dy pauzave liderët nuk japin detaje

Liderët e partive në Maqedoni janë duke i vazhduar bisedimet në Klubin e Deputetëve. Deri më tani kanë pasur dy pauza por tani nuk janpin informata konkrete rreth bisedimeve.

Marketing

Portali Mkd.mk shkruan se kryeministri i lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është i përgatitur të pranojë qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve sipas modelit të Përzhinos, nëse Hristian Mickoski nga VMRO-DPMNE-ja jep garanci se nuk do ta bojkotojnë referendumin

Burime të Mkd.mk thonë se LSDM-ja mbetet në qëndrimin për të mos pranuar amnisti që propozohet me ndryshëm e nenit 353 për ulje të dënimeve për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim”. Jozyrtarisht thuhet se Mickoski ka dhënë dorëheqje nga ndryshimet e Kodit Zgjedhor.