“Viktima” e Douglas Costa: Jam gati të vdes nëse…

Lojtari i Sassuolo, Federico Di Francesco, ka hedhur poshtë thashethemet e rrjeteve sociale, që kanë thënë se ai përdorur fyerje raciste ndaj brazilianit të Juventus-it, Douglas Costa – “Do të vdisja në vend nëse kam përdorur fjalë raciste”.

Marketing

Sulmuesi i krahut pati një zënkë me yllin e Juventusit në fund të ndeshjes së luajtur të dielën e kaluar, me brazilianin që kishte tentuar më parë ta godiste.

Reagimi i furishëm i Douglas Costa, i cili e pështyu kundërshtarin, nxiti spekulime për provokimin që mund t’i ishte bërë nga lojtari i Sassuolo-s.

“Mediat sociale kanë kritikuar karakterin tim”, tha Di Francesco gjatë intervistës së dhënë për “Sky” të premten në mbrëmje pas ndeshjes së fituar kundër Empoli-t.

“Isha i zhgënjyer, por u përpoqa të largohesha nga ajo situatë dhe falënderoj trajnerin [Robert De Zabia], ashtu si familjen time”.

“Ajo çfarë thashë unë? Nuk dua të flasë për këtë. Është normale të përdorën fjalë të pista në fushën e lojës, por absolutisht nuk thashë gjera raciste”.

Marketing