Viktima e parë nga virusi korona në Bullgari

Pasdite në Sofje ka vdekur një grua e cila dje ka qenë e hospitalizuar në gjendje jashtëzakonisht të rëndë tek e cila është konfirmuar test pozitiv me Kovid-19.

Marketing

Pacientja ka pasur probleme kronike kardiovaskulare dhe operacion në zemër. Gruaja ka ardhur në spitalin “Pirogov” me pneumoni të rëndë.

Edhe krahas masave intensive të reanimuara mjekët nuk kanë arrit të shpëtojnë jetën e saj.

Ekipi i spitalit “Pirogov” edhe më tej lufton për jetën e burrit 74 vjeçar i cili poashtu është pozitiv në testin për koronavirusin.

Marketing