Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë evakuuar pas zjarreve të fundjavës në Australi. Të dielën, emergjenca nga zjarret hyri në ditën e tretë të saj dhe më shumë se 100 vatra zjarri vazhdonin të digjeshin në New South Wales dhe Kuinslend.

Kryeministri Skot Morrison tha se ushtria mund të thirrej për të mbështetur 1300 zjarrfikësit që ishin angazhuar në betejën me flakët në të dyja shtetet. Qindra civilë po ashtu kanë ndihmuar vullnetarisht në zonat e prekura.
Zyrtarët paralajmërojnë se kushtet ekstreme të motit mund të shkaktojnë akoma më shumë zjarre gjatë javës, pa përjashtuar këtu as rrethinat e Sidneit.

Edhe pse moti më i freskët natën e të dielës la përshtypjen e lehtësimi, druhet se temperaturat e larta, lagështia e pakët dhe era e fortë që parashikohen për në mesjavë, do të ushqejnë akoma më shumë zjarre nga sa zyrtarët do të mund të jenë në gjendje të përballojnë.

evn