Viktima që mori fajde: I mora vetëm 3 mijë euro, u detyrova t’i kthej 29 mijë dhe gati humba shtëpinë

Ishte viti 2003 kur një grup kriminal i fajdeve ishte ngritur në Vushtrri, lëshonte para me fajde ku kamata vjetore ishte më shumë se 25%.

Një grup kriminal ky i udhëhequr nga kriminelë, njerëz të politikës, avokat dhe shumë persona të tjerë ku personat që merrnin fajde tek ta përfundon me fatalitet, këta njiheshin si ‘Grupi i Gërbeshve”.

Nëse nga ky grup një person ka marrë para me fajde, praktikisht nëse me 1 janar ke marrë 100 mijë euro, deri në dhjetor ke qenë i detyruar t’i rikthejsh atyre mbi 200 mijë euro.

“Në 2004-2005 pata marrë pak pare aty, 3000-4000 mijë euro, tani 1 muaj nuk munda t’i rikthej me fillim edhe tani kanë vazhdu me procedura shumë të rrepta me fajde, për pak muaj mi banin 25 mijë euro”, tha viktima e fajdesë.

“25 mijë euro i kasha veç te njoni, se ata veç u ndërrojshin herë te njoni herë te tjetri, 25 mijë euro i lajti vllau te pumpa e benzinit ‘Sherifi Petroll’ në Milloshevë, vet i dyti me djalë të mixhës”, tha viktima e fajdesë për Insajderin.

“Unë 29 mijë euro mu ka ba borxhi tani, ditë e diele ka qenë kur në Vushtri më kanë nxënë me kerr, ma kanë marë edhe kerrin dhe me kanë qu vet i 6 kerri në një fshat”, tha viktima.

Targeti i fajdexhinjve kishte qenë tani marrja e shtëpisë, për larjen e borxhit të 29 mijë eurove, shtëpi ku ajo vlente diku 300 mijë euro.

Viktima tregon se parat i kishte bërë gati vëllai i tij për të paguar borxhin, por ata tani nuk donin këtë.

“Në një shtëpi isha i lidhur dhe duke fol para një kamere, më thanë se tani i ki 31 mijë borxhë, 2 mijë më shumë pasi kanë harxhu naftë që kanë ngah mas meje, e kanë thirr një avokat dhe I kanë thënë me ba kontratën, shtëpinë ma llogaritën 150 mijë euro, 90 euro mi nxjerrën mbi tavolinë memi dhonë, I thash unë para nuk du, ata thanë se do të vrasim”, tha vitkima.