Viktimat e lustrimit dëmshpërblehen me gjithsej 32.400 euro

Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg (GJEDNJ), duke vepruar sipas lëndëve për procesin e lustrimit në Maqedoninë e Veriut, deri tani ka sjellur gjashtë gjykime kundër shtetit tonë. Në ndërkohë vepron edhe për tre lëndë tjera. Agjenti qeveritar për përfaqësim të Republikës të Maqedonisë së Veriut, para GJEDNJ, Danica Xhonova, për MEDIAL-n deklaroi se, përveç këtyre lëndëve, nuk mund të japë informata tjera nëse ekzistojnë në Strazburg aplikacione tjera në lidhje me këtë temë. Sipas Xhonovas, agjenti qeveritar, përmes tij dhe shtetit për herë të parë merr vesh për aplikacionet e dorëzuara atëherë kur ato do të dorëzohen në përgjigje.

Marketing

“Nga momenti i dorëzimit të tyre deri në momenin e përgjigjeve për shtetin mund të kalojnë disa vite”, sqaron Xhonova.

Në lidhje me gjykimet e GJEDNJ-së ajo shton se vlera e tërësishme e dëmshpërblimit prej gjashtë paragjykimeve të deritanishme arrin 32.400 euro”.

Për momentin para GJEDNJ-së, siç theksoi Xhonova, në rrjedhë janë procedurat për lëndët për personat Vlladimir Milçin, Kiril Psaltirov dhe Nikollçe Babovski.

Ndryshe, gjykimi i parë i GJEDNJ-së, kundër procesit të lustrimit në Maqedoninë e Veriut, ishte për ish gjykatësin kushtetues Trendafil Ivanovski, të publikuar në janar të vitit 2016, përkatësisht ky vendim hyri në fuqi në prill të vitit të njëjtë.

Pastaj ka vijuar gjykimi për Petar Karajanov, në vitin 2017. Në vitin e ardhshëm 2018, GJEDNJ shpalli dy gjykime për Isak Ajrulin dhe Nikolla Kosturski. Gjykimet e fundit kundër procesit të lustrimit nga ana e GJEDNJ-së ishin shpallur në maj të vitit 2019, përkatësisht në shtator ishin shpallur vendimet për Dragi Bileski dhe në nëntor për ish deputetin e PPD-së, Sefedin Haruni.

Ivanovski: Ajo që te ne u zbatua nuk ishte lustrim, por tredhje e mendjes së shëndoshë

Ish gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski, duke u përgjigjur për MIA-n në pyetjen nëse ka të bëjë me Ligjin për shkatërrim të lustrimit do të korrigjohet padrejtësia ndaj tij dhe personave tjerë të lustruar”, deklaroi se e vetmja gjë që mbeti nga ai proces janë pasojat. Sipas tij, nisma për sjelljen e Ligjit për shkatërrim të lustrimit ishte një përpjekje jo serioze.

“Para zgjedhjeve ajo është çështje serioze. Duhet të ketë një klimë politike, vullnet për t’u dhënë falje këtyre njerëzve, të cilët ishin viktimë e këtij procesi të lustrimit, ku të drejtat e tyre ishin shkelur. Sjellja e këtij ligji është e domosdoshme, obligim. Qëndrim i Bashkimit Evropian dhe i gjithë organizatave tjera ndërkombëtare, Departamentit të shtetit dhe tërë opinionit tonë ishte se ky proces është proces i ikur, ky proces që u zbatua nuk ishte lustrim, por ishte për tredhje të mendjes së shëndoshë”, deklaroi Ivanovski.

Ai mes tjerash tha se vetë procesi përderisa shkatërrohet në ndonjë mënyrë do të thotë kënaqje e drejtësisë. Megjithatë, Ivanovski, thekson se pa përgjegjësi të Komisionit për lustrim , ose të organeve tjera, pa vërtetim të fajit të tyre, vetëm një falje nga ana e shtetit, (edhe pse është e dobishme) nuk do t’i kënaq kërkesat e atyre njerëzve që janë pafavorizuar.

Qeveria e Republikës të Maqedonisë së Veriut në seancën e 172-të të regullt, të mbajtur më 24 dhjetor të vitit 2019, e konfirmoi tekstin e Propozim- ligjit për shpallje të pavlefshmërisë dhe shkatërrimit të akteve juridike, veprimeve, masave dhe pasojave juridike nga procedurat për lustrim.

Me zgjidhjen e re të propozuar eliminohen pasojat e dëmshme ndaj personave të cilët ishin viktimë e këtyre procedurave para Komisionit për verifikim të fakteve, para gjykatave kompetente dhe para organeve tjera, edhe sipas Propozim-ligjit, për personat e dëmtuar nga aktet dhe veprimet e cituara, parashikohet kompensim i dëmit.

Ngjarjet e fundit në Komisionin për sistem politik nuk paralajmërojnë se ky ligj do të sillet para 12 shkurtit, kur është parashikuar të shpërbëhet Kuvendi. Propozim-ligji ishte në rend dite të Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, por për shkak të mospasjes së kuorumit dhe mospranisë së deputetëve të BDI-së, nga Partia Demokratike e Turqve (PDT) dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare seanca ishte anuluar.

Për punën gjashtëvjeçare, Komisioni për lustrim shpalli për spiunë rreth 200 persona, ndërsa pothuajse gjysma e tyre kishin vdekur. Ajo ishte formuar në vitin 2009, ndërsa u ndërpreu me punë më 1 shtator të vitit 2015.

Të kërkohet përgjegjësi edhe për Komisionin për zbatim të lustrimit

Sektori qytetar nga fusha e gjyqësisë dhe të drejtave të njeriut është me qëndrim se përveç shkatërrimit të pasojave juridike dhe dëmshpërblimin e personave të lustruar padrejtësisht, në Ligjin për shkatërrim të lustrimit duhet të parashikohet edhe përgjegjësia e Komisionit për zbatim të lustrimit. Duke u përgjigjur në pyetjen e MEDIAL-s, nga Grupi Bluprint, deklaruan se për lustrimin e kryer në mënyrë jo të duhur nga ana e Komisionit, duhet të parashikohen edhe disa pasoja.

“Shumica nga të lustruarit nuk kishin vetëm tregime personale pikëlluese, por edhe familjet e tyre ishin quajtur me emra të ndryshëm. Përveç gjykatësit kushtetues që i’u ndërpre funksioni, të tjerëve jo. Etiketimi se dikush është spiun në shoqërinë tonë solli shumë pasoja negative. Jo vetëm për vetë njerëzit, por edhe për familjet e tyre, ata duhet të dëmshpërblehen jo vetëm materialisht, por edhe jomaterialisht. Nuk shohim çfarëdolloj pengese që Prokuroria Publike të shqyrtojë se ka pasur keqpërdorime dhe të ndërmarrë diçka në këtë drejtim. Pa dallim që Komisioni nuk ekziston më, kuptohet se cilët ishin anëtarë të atij komisioni. Veçanërisht që edhe Gjykata Administrative i ka kthyer te një pjesë e lëndëve si procedura joadekuate të zbatuara”, theksoi nga Grupi Blueprint.

Plotësisht në brifingun me gazetarët nga Grupi Blueprint, potencon se në të gjitha vendimet e lustrimit ku njerëzit janë shpallur bashkëpunëtorë, në asnjërën nga ato Komisione nuk ka konfirmuar se dikush nga ato persona kanë bërë shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut. Sipas tyre tërë procesi i lustrimit është pa objektiv.

Ndryshe, përveç GJEDNJ-së, Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së lartë administrative në vend solli vendime për 70-80 lëndë të lustrimit, të cilat janë kthyer nga fillimi. Por këto raste sërish nuk janë shqyrtuar sepse Komisioni për konfirmim të fakteve, është shpërbërë në vitin 2017.

Marketing