Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është maksimalisht e përkushtuar për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Për këtë qëllim janë krijuar masa për të mbështetur ekonominë në vend’, kështu vlerëson drejtori i Agjencisë për investime të huaja, Arben Villa.

Sipas tij, stimulimi i investimeve është qëllimi kryesor.
‘Qëllimi kryesor i së cilës është stimulimi i investimeve, zhvillimit teknologjik dhe rritja e konkurrencës të kompanive të Republikës së Maqedonisë së Veriut’, thekson drejtori Vila.

Ai sqaron se subjektet afariste mund të paraqesin kërkesë për mbështetje financiare.

‘Subjektet afariste mund të paraqesin kërkesë në Agjencinë për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të përdorur mbështetje financiare për projektet e investimeve jashtë Zonave zhvillimore teknologjike industriale’, vlerëson mes tjerave drejtori i Agjencisë për investime të huaja.

evn