Vilat luksoze që të pasurit i lënë të kalben…!

Një rrugë pranë Londrës, e quajtur Bulevardi Hampstead, ka gjithsej 66 shtëpi pasanikësh, disa nga pronat më të çmuara në Britani.

Marketing

Por pothuajse të gjithë milionerët i kanë blerë si shtëpi dytësore, të cilat i vizitojnë shumë rrallë. 95% e tyre nuk jetojnë aty, ndërsa disa nuk janë shfaqur më që prej 25 vitesh.

Kjo ka bërë që disa nga vilat luksoze të lihen në mëshirë të forcave të natyrës dhe të krijojnë pamje vërtet ngjethëse.

Shumica e shtëpive janë blerë nga pasanikë nga vitet 1989 deri në 1993, dhe shumë prej blerjeve figurojnë të bëra nga parajsat fiskale, si British Virgin Islands, Bahamas, Panama, etj.

Marketing