Violisti i njohur shqiptar refuzon ndihmën qesharake nga Ministria e Kulturës

Violisti i njohur nga Shkupi, Blerim Grubi refuzon ti pranojë mjetet të cilat Ministria e Kulturës i’a ka ndarë për projektin e organizatës së tij “Muza”, për festivalin “Skupi Kamerfest”.

Marketing

“Njoftoj opinionin e gjerë se unë Blerim Grubi violist nga Shkupi me keqardhje të madhe vendosa ta refuzoj vendimin e Ministrisë së Kulturës për dhënien e fondeve për projektin nga OJQ Muza ‘Skupi Kamerfest’ në shumë prej 1954 euro. Pasi që në dy konkurset e mëparshme për vitet 2018 dhe 2019 ky projekt nuk ishte përkrahur fare nga dy ministrat shqiptar të Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kurse kësaj radhe kjo përkrahje erdhi por me një shume qesharake prej 120 mijë denarë, kam vendosur të mos e nënshkruaj kontratën me Ministrin zotëri Hysni Ismaili. Këtë përkrahje e ndiej si një denigrim i personalitetit tim dhe të bashkëpunëtores sime shumëvjeçare zonjës Sihana Badivuku me të cilën kemi pasur në plan të realizojmë festival të muzikës klasike në Shkup. Kështu, ishin planifikuar 8 koncerte me artistë të muzikës klasike, emra të njohur botëror dhe shqiptar si dhe seminare-master klasë për nxënës dhe student të artit muzikor. Nga rezultati i konkursit që kemi lexuar në faqen e Ministrisë, jemi te indinjuar dhe të fyer për mos vlerësimin e projektit tonë nga ana e komisionit vlerësues”, thuhet në reagim refuzimin e violistit Blerim Grubi.

Marketing