Virgjëria vazhdon të jetë ende një vlerë në pjesën më të madhe të botës: Këto janë statistikat

Të dhënat tregojnë se vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe mesatarisht 18 vjeç, mosha e raportit të parë seksual në të gjithë botën. India mban vendin e parë ku virgjëria ruhet deri në 22.9 vjeç, ndërsa skandinavët deri në 16,5 vjeç

Pavarësisht zhvillimeve të jashtëzakonshme dhe ndryshimeve me të cilat po përjeton sot bota dhe veçanërisht të rinjtë, duket se disa gjëra nuk ndryshojnë aq lehtësisht.

Marketing

Një prej tyre është edhe virgjëria, e cila vazhdon të ruajë statusin e vlerës në pjesën më të madhe të botës, për shkak se mosha e kryerjes për herë të parë të marrëdhënieve seksuale, duket se nuk ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve.

Uebsajti i famshëm i statistikave, “ChartsBin”, mbledh statistika nga më interesantet që vijnë nga e gjithë bota, duke u dhënë atyre që i konsultojnë një instrument për të kuptuar më mirë planetin tonë. Mes shumë temash mjaft interesante, ajo që të godet është edhe mosha mesatare në të cilën humbet virgjëria.

Statistikat që i përkasin moshës mesatare në të cilën bëhet dashuri për herë të parë janë mjaft interesante dhe të bëjnë të reflektosh. Nëse nga njëra anë tregojnë se virgjëria vazhdon të jetë ende një vlerë në pjesën më të madhe të botës.

Në Kanada, të rinjtë dhe të rejat jepen për herë të parë në moshën 18-vjeçare, moshë kjo në linjë me atë që parashikon ligji si moshë minimale për t’u martuar.

Por në Meksikë, çiftëzimi i parë ndodh në moshën mesatare 18,7 vjeç ndërsa ligji lejon martesën që 14 vjeç. Sa i përket Amerikës së Jugut, “ChartsBin” jep të dhëna vetëm për Brazilin dhe Kilin.

Nëse dikush po mendon se brazilianët janë veçanërisht të nxehta dhe të padurueshme, duhet të tërhiqet mbrapsht. Në Republikën Federale Braziliane mund të martohesh pasi të kesh mbushur 21 vjeç, por raportet seksuale kryhen shumë më përpara, rreth moshës 17 vjeçe gjysmë.

Në Zvicër mosha mesatare e “herës së parë” është 16.2 vjeç, ndërsa në Norvegji dhe Finlandë 16.5 vjeç.

Bullgarët janë ndër evropianët më të paduruar, pasi “jepen për herë të parë” në moshën 16.9 vjeç.

Po kështu edhe të rinjtë irlandezë (mosha mesatare 17.3 vjeç) ua kalojnë edhe pse me pak diferencë, bashkëmoshatarëve të tyre brazilianë.

Në Itali, statistika është e qëndrueshme, ku 18.9 vjeç është mosha mesatare e raportit të parë seksual. Një e dhënë kjo në një linjë me Francën (18.7 vjeç).

Duke u larguar më në lindje, edhe Rusia ndjek thuajse të njëjta gjurmë, me një moshë mesatare prej 18.7 vjeç. Ajo që duhet theksuar është se në të gjithë këto vende mosha e lejuar minimale për t’u martuar me ligj është 18 vjeç. Kultura, sfondi social dhe feja bëjnë që mosha mesatare e raportit të parë seksual të rritet nëpër vendet e Lindjes së largët.

Në Indonezi vazhdon të ruhet virgjëria deri në moshën 19.2 vjeç, megjithëse ligji lejon martesën që 16 vjeç.

Në Kinë, të rinjtë presin deri në 22 vjeç për të bërë dashuri për herë të parë (dhe mund të martohen që nga mosha 20 vjeç).

Australia lejon martesën duke u nisur nga mosha 18 vjeç, e përafërt kjo me moshën në të cilën të rinjtë heqin dorë nga virgjëria, cila është mesatarisht 17.9 vjeç.

Imazhi flet mjaft qartë: sa më shumë shkon drejt veriut, aq “më të zjarrtë” janë të rinjtë. 

Marketing