Virusi korona, 17 të shëruar dhe 21 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 258 teste të realizuara, 21 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Marketing

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar.

Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar 25,528 testime, prej të cilëve 1.999 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 1.439 pacientë, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 433 pacientë.

Marketing