Virusi Korona/ 9.964 qytetarë në Maqedoni, në vetizolim

Numri i personave të izoluar në vend ka shkuar 9.964, derisa nga prokuroritë publike në tërë territorin e vendit kanë dorëzuar 21 fletëparaqitje në Gjykatat Penale për gjoba nga 2 mijë euro për personat të cilët kanë shkelur rekomandimet për vetizolim.

Marketing

Gjatë natës së mbrëmshme në terren kanë vazhduar të bëjnë kontrolloje të gjithë inspektoratet shtetërore, ku janë kryer 61 kontrolle në objekte hotelerie, ku është konfirmuar se vetëm në një rast nuk janë respektuar rekomandimet dhe masat e qeverisë.

Marketing