Virusi korona/Anulohet edhe Eurovision 2020, kur do të mbahet

Anulohet, festivali i Këngës, Eurovision 2020.

Marketing

Organizatorët, kanë njoftuar se eventi i madh muzikor është anuluar pas shpërthimit të koronavirusit.

Po ashtu njoftohet se festivali që do të mbahej në Rotterdam më 16 maj, do të mbahet në të njëjtin vend, thjesht 12 muaj më vonë.

Në njoftimim zyrtar të “Eurovision” në Instagram, u sqarua se përgjatë javëve të fundit, janë eksploruar disa opsione që kjo te mos ndodhte, por përhapja e Covid-19 në Europë dhe masat e marra nga qeveria, e kanë bërë të pamunduar që festivali të zhvillohet.

Të gjithë këngëtarët e këtij viti do të ftohen të marrin pjesë sërish, vetëm se është e paqartë nëse do të garojnë me të njëjtat këngë.

Shqipëria do të përfaqësohej nga Arilena Ara me “Shaj,”.

Marketing