Virusi korona, Dimitrov: 2300 shtetas kanë mbetur jashtë kufijve

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov njoftoi se gjithsej rreth 2300 shtetas tanë kanë mbetur jashtë kufijve shtetërorë si pasojë e pandemisë së virusit korona. Dimitrov theksoi se do të organizohen fluturime humanitare për kthimin e tyre me kusht që të qëndrojnë në karantinë të organizuar nga shteti së paku 15 ditë.

Marketing

“Varon numri, por rreth 2300 qytetarë të Maqedonisë në të gjithë botën janë bllokuar si pasojë e virusit korona, kryesisht në kontinentin e Evropës.Të gjithë qytetarët që nuk janë lajmëruar nga vendet ku janë bllokuar të lajmërohen deri nesër në ora 18:00, në mënyrë që të kemi numër të saktë për organizimin e fluturimeve humanitare”, tha mes tjerash Dimitrov.