Virusi korona/ Doktorët kinezë festojnë mbylljen e spitalit të fundit

Stafi i një spitali në Wuhan të Kinës, kanë festuar mbylljen e urgjencës së fundit provizore për personat e prekur nga koronavirusi.

Marketing

Ata kanë hequr maskat në shenjë fitoreje ndaj virusit vdekjeprurës, i cili tashmë ka goditur Europën, ku një ndër vendet më të prekura është Italia.

Gjatë një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, punonjësit kanë hequr maskën njëri pas tjetrit dhe kalojë shumë pranë kameras.

Kina deri më tani shënon 80 824 raste të infektuar me Covid-19 dhe 3 189 viktima që nga momenti i shpërthimit të virusit gjatë fundit të vitit të kaluar.

Por, javën e fundit Kina ka pasur një numër shumë të ulët të rasteve të reja me koronavirus, gjë e cila solli dhe mbylljen e të gjithë spitaleve të cilat u ndërtuan në kohë rekordë për të përballuar fluksin e pacientëve të prekur nga virusi.