Virusi korona, FSHF pezullon të gjithë aktivitetet futbollistike

FSHF pezullon të gjithë aktivitetet futbollistike në Shqipëri. Të martën UEFA vendos për ecurinë e aktiviteteve ndërkombëtare futbollistike europiane.

Marketing

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit ka ndjekur ecurinë e situatës në vendin tonë pas rasteve të shfaqura me COVID-19 dhe nisur nga përshkallëzimi i kësaj situate vendosi pezullimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike.

Lidhur me të gjitha aktivitetet ndërkombëtare futbollistike, ku edhe Shqipëria është pjesëmarrëse, ditën e martë në orën 13:00 UEFA do të organizojë një video-konferencë me të 55 federatat anëtare për të marrë vendimin lidhur me ecurinë e të gjitha aktiviteteve futbollistike evropiane.

Marketing