Virusi korona i merr jetën një 27 vjeçari nga Likova

Kovid 19 i merr jetën një 27 vjeçari nga Likova. Pacienti nuk kishte sëmundje të mëparshme, njoftojn nga  Ministria e Shëndetësisë, përveç shtimit të temperaturës. Pacienit është dorzuar në Shkup pasi që gjendja shëndetësore I është përkeqësuar menjëherë.
“Para se të sillej në Klinikë, ai ishte trajtuar në shtëpi për 6 ditë, ai ishte nën mbikëqyrjen e një mjeku familjar për 4 ditë, dhe ai ishte trajtuar në mënyrë ambulatore në Spitalin e Kumanovës për 2 ditë. Për shkak të përkeqësimit të papritur të gjendjes, pacienti u transferua në Klinikën në Shkup në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë, ku u vendos në ventilim jo-invaziv.”njoftojn nga Ministria e shëndetësisë.
Reparti I Sëmundjeve Infektive në Kumanovë është i plotë, ndërsa për pranim të pacientëve po adaptohet reparti I Neurologjisë. Edhe Klinikat në Shkup janë janë plot. Ministri njoftoi hapjen e reparteve shtesë si qendra kovid. Një nga ata është Instituti për Sëmundjet e Mushkërive ku do të sigurohen 50 shtretër.
Dje në Klinikën e Sëmundjeve Infektive u pranuan 10 pacientë ndërsa  gjithëse janë hospitalizuar 158 .

 

Marketing