Virusi korona,Komuna e Tetovës me masa të reja

Shtëpia e shëndetit do të hap dhjetë pika në komunat rurale me qëllim që qytetarët e këtyre komunave, të mos kenë nevojë që të vijnë deri në Qendrën spitalore të Tetovës.

Marketing

Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës, do të merr masa më të rrepta sa i përket respektimin të rregullave të vendosura nga Qeveria, ndërsa Kryqi i kuq, do të jetë pika kryesore sa i përket ndihmës së qytetarëve të izoluar, bashkë me kuzhinën popullore, e cila do vazhdojë me ndarjen e paketave ushqimore për të izoluarit dhe familjet në nevojë. Këto janë vendimet që sot i ndërmorri Shtabi i emergjencës i komunës së Tetovës, bëri të ditur kryetarja e komunës së2 Tetovës Teuta Arifi.
Ajo më tej tha se do vazhdohet edhe me larjen dhe dezinfektimin e rregullut të rrugëve parësore dhe dytësore, ndërsa do të ndalohet mbajtja e tregut të hapur ditën e enjëte.

Në kuadër të masave që ka ndërmarrë Shtabi I krizës, do vazhdojë edhe deratizimi dhe dezinfektimi i pikave kryesore dhe dytësore të qytetit. Nga komuna e Tetovës, kanë apeluar edhe një herë qytetarët që t`iu përmbahen rregullave të vendosura dhe pa nevojë të mos dalin nëpr rrugë, me qëllim të mbrojtjes së tyre dhe të afërmve nga infektimi eventual.

Marketing