Virusi Korona, Kryqi i Kuq në ndihmë të qytetarëve

Përmes dhjetë linjave telefonike qytetarët, të cilet i takojnë grupeve të rënda, do të mund të kërkojnë ndihmë për tu furnizuar me gjëra të nevojshme për ta. Gjithashtu Kryqi I Kuq ka hapur edhe dy SOS linja për ndihmë psiko-sociale.

Marketing

“Qytetarët na paraqiten, e porosisin kërkesën e tyre me mjetet e tyre finansiare dhe i’u blihet gjithcka për të cilën ata kanë nevojë. Më së shumti thirje kishim për barrëra dhe për mjete higjienike. Në vecanti na gëzon fakti se nuk ka të bëjë me kërkesa për sasi të mëdha, por vërtetë porositë janë normale ashtu sic kemi blerë zakonisht, para se të paraqitet Covid 19.”- tha Suzana Toneva Ponevska, sekretare në Kryqin e Kuq.

Qytetarët thonë se përpiqen të përmbahen rekomandimeve dhe masave të qeverisë.

“Po mbaj maskë dhe blej gjëra të nevojshme për shtëpi për një muaj, miell patjetër”….

“Më e rendesishmja se të gjitha është higjiena”….

“Po konsumoj më shumë vitamin C.”, thanë qytetarët.

Kryqi i Kuq ndërkohë së bashku me qendrën e edukimit të bletarisë do të shpërndajë mjaltë për qytetarët.

E dimë që kjo nuk do të thotë se ju do të mund ta mundni Virusin Korona, por sigurisht që do të ndihmojë në përforcimin e imuniteti tuaj, i cili është i nevojshëm më shumë se kurrë në këtë periudhë.
Të gjithë ata që dëshirojnë të dhurojnë mjaltë për ata që kanë nevojë, mund ta bëjnë në qendrat e Kryqit të Kuq në Shkup.

“Pasi që do të mbedhim sasi të caktuar të mjaltit nga ana e bletarëve, atë më pas do ta distribuojmë te shfrytëzuesit e qendrave ditore për persona të moshuar, para se gjithash për grupet e rënda, garë shtatzëna si dhe fëmijë.”- tha Suzana Toneva Ponevska, sekretare në Kryqin e Kuq.

Kryqi i kuq ka të dhënat edhe të personave në izolim dhe vetë-izolim dhe do të mundohet që sa më shumë tu dalë në ndihmë

Marketing