Virusi korona, KSHZ:Partitë politike t’u përmbahen rekomandimeve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pret që subjektet politike pjesëmarrëse në aktivitetet zgjedhore, t’u përmbahen rekomandimeve lidhur me tubimet publike në kontekst të parandalimit të virusit Korona. Aktualisht rekomandohet ndalesa e tubimeve publike për një javë, por kjo ndalesë mund të zgjatet, në varësi të situatës me virusin.

Marketing

“Shpresoj se do t’i respektojnë vendimet e Qeverisë. Situata është e tillë, ku duhet të gjithë të kemi kujdes dhe të sillemi me përgjegjësi. Shpresoj se do të sillen me përgjegjësi në tërë situatën.”,- theksoi kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.

KShZ vazhdon gjithsesi me aktivitetet për mbajtjen e zgjedhjeve të 12 prillit. Në rrjedhë e sipër është shqyrtimi publik i listës zgjedhore dhe paraqitja e shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë apo punojnë jashtë vendit. Deri më tani janë paraqitur 1045 qytetarë në përfaqësitë diplomatike-konsullore apo përmes aplikimit në faqen e internetit të KShZ-së.