Virusi korona ndikon dhe tek moti, çfarë na pret

Shkencëtarët thonë se sa më pak grimca dhe gazra ndotëse në ajër do të thotë se më shumë rreze dielli mund të arrijnë në sipërfaqen e Tokës.

Marketing

Mbyllja e fabrikave dhe rrugët relativisht të zbrazëta, kanë bërë që ndotja e ajrit të ulet me 60% në javët e fundit në të gjithë Azinë, Evropën dhe SHBA-në. Mungesa e mjegullës e ka bërë qiellin më të butë dhe disa njerëz në Indinë veriore kanë qenë në gjendje të shohin Himalajet për herë të parë pas 30 vjetësh. Në fillim të këtij viti, shkencëtarët konfirmuan se ky ishte qielli më i pastër i dekadës së fundit dhe ka shkaktuar një ndriçim të sipërfaqes së Tokës. Matjet satelitore tregojnë se Evropa përjetoi një efekt të errësimit të sipërfaqes deri në fund të viteve 1980, e ndjekur nga një efekt ndriçues kur u futën rregullat e ndotjes së ajrit. Kina ndoqi një model të ngjashëm, por duhej të priste deri në 2005 për të pasu një ndriçim mbi territorin e sajë. Qiejt që u bënë më të pastër nga izolimi ka të ngjarë të kenë rritur efektin e shkëlqimit edhe më tej, por matja e ndikimit në klimë nuk është i thjeshtë.

Por sipas “The Guardian” efektet e rënies së ndotjes së ajrit do të jetë jashtëzakonisht sfiduese. Në skenarët më ekstrem (me rritje të shpejtë të cilësisë së ajrit) rezultatet sugjerojnë se dita më e nxehtë e vitit do të jetë deri në 4 gradë më e nxehtë se zakonisht deri në vitin 2050.

Hulumtimi i fundit i Wilcox parashikon gjithashtu se zvogëlimi i ndotjes së ajrit në Azi do të rezultojë edhe në shira më intensive me karakteristika tropikale, i nxitur nga një kontrast më i madh në temperaturën midis oqeaneve dhe tokës.

Nëse rënia e ndotjes së ajrit është e qëndrueshme për mjaft kohë, atëherë mund të jetë e mundur të shihet ndikimi i tij në klimë.

Por edhe nëse qielli më i pastër po e përshpejton përkohësisht ndryshimin e klimës, rreziqet afatgjata të lidhura me ngrohjen globale janë shumë më të mëdha.

Marketing