Virusi korona paralizon sportin në Kinë, rrezikohet Formula 1

A medical staff member takes the temperature of a man at the Wuhan Red Cross Hospital in China on Jan. 25. HECTOR RETAMAL/AFP via Getty Images

Kampionati Botëror i Atletikës në salla të mbyllura, i programuar për tu mbajtur nga data 13-15 mars është shtyrë.

Marketing

Lajmi konfirmohet nga Federata Botërore e Atletikës, që pas konsultave me Organizatën Botërore të Shëndetit ka vendosur të shtyjë aktivitetin sportiv. Shkak është bërë frika për përhapjen e koronavirusit në Kinë.

“Këshillat e ekipit tonë mjekësor, të cilët janë në kontakt me Organizatën Botërore të Shëndetit janë që përhapja e koronavirusit si brenda Kinës ashtu edhe jashtë vendit është ende në një nivel shqetësues. Në këto kushte, aktivitetet e ndryshme dhe çdo mbledhje madhore do të shtyhet,” thuhet në njoftimin e Federatës.

Koronavirusi ka vrarë më shumë se 130 njerëz në Kinë dhe është përhapur në 16 vende të botës. Rreth 6,000 njerëz në të gjithë janë infektuar nga virusi, për të cilin nuk ka kurë specifike ose vaksinë.

Epiqendra e shpërthimit është qyteti kinez Wuhan, rreth 370 milje larg Nanjing. Aktualisht është anuluar Kupa Botës për ski dhe kampionati kinez, ndërsa është në dyshim çmimi i Madh i Formula 1, programuar për në muajin prill.

Marketing