Virusi Korona/ PDSH: T’u falen borxhet kategorive sociale

Marrë parasysh faktin që virusi korona rrezikon drejtpërdrejt buxhetin e rreth 800,000 të punësuarve nga te gjitha industrite, të cilët rrezikojne te ngelen pa pune dhe pa të ardhura si pasoje e mbylljes dhe falimentimit te bizneseve, PDSH këkron që qeveria të falë orxhet që qytetarët kanë ndaj shtetit dhe në vend të shkurtimit të propozuar të rrogave të administratoreve dhe arsimtarëve, të ndërpriten të gjitha kontratat në vepër që institucionet qendrore dhe lokale kanë nënshkruar para zgjedhjeve.

Marketing

“Kjo situate ka rwnduar gjendjen ekonomike te familjeve prandaj ne kerkojme falje te borxheve publike si per shembull te faturave, gjobave, tatimeve komunale dhe taksave te tjera per te gjithe qytetaret e ne vecanti kategorive te familjeve pa te ardhura te sigurta apo me ndihme sociale.PDSH propozon që qeveria e RMV-së të ndalë shpenzimet e panevojshme që janë në dëm të situatës aktuale. Investimet kapitale në kohë normale ndikojnë në zhvillimin e ekonomise por në kohe krize ato nuk janë produktive, nuk kontribuojne ne rregullimin e menjehershem ekonomik, nuk jane ne interes per popullin dhe biznesin, të ridestinohen pasi të njejtat mund të presin për tu realizuar pas tejkalimit të krizës. Per me teper, ne kerkojme qe perveç shtyerjes se tatimeve ne afat tre mujor, normat aktuale të tatimeve të pergjysmohen për 1 vit apo derisa të zgjasë kriza.”- tha Bardhyl Dauti nga sektori ekonomik PDSH.

Marketing