Virusi korona/ Rama: Jemi futur në zonën e zjarrit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një komunikim me qytetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre në lidhje me problemet që janë shkaktuar si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Marketing

Rama është shprehur se aktualisht vendi ynë është futur në zonën e zjarrit, për shkak të situatës me pandeminë globale të COVID-19, ku deri më tani janë regjistruar 17 viktima.

“Dua t’ju them diçka që është e rëndësishme dhe duhet të ta çmojmë dhe ta mbajmë si kryefjalë të çdo ditë, që do të thotë se motivimi të gjitha energjive për të fituar luftën dhe ne jemi futur në zonë e zjarrit. Ekonomia bie, por ekonomia ngrihet. Por të vdekurit nuk ringjallen. Qëllimi dhe misioni ynë, i të gjithëve bashkë si individë, familjarë, si shqiptarë; është të mbrojmë këdo që kemi përreth dhe shoqerine. Jeta nuk ka çmim. Hallet janë për njeriun dhe çka nuk të vret, të forcon. Unë po ju them se gjithsecili prej jush mund të gjeje tek vetja, ose të një i afërm, provën se çka nuk të vret, të forcon. Nëse ky armik nuk do të na vrasë, do të na forcojë. Qëllimi ynë është që të dalim të aftë. Atyre që janë më në hall, është që t’u qëndrojë sa më pranë, që të dalin më të fortë nga ky hall. Sot kemi pasur 27 persona të infektuar. Jemi në njëj moment kritik të luftës. dhe duke vënë re që për shkak të ecurinë pozitive të gjithë kësaj përpjekje, shumëkush ka filluar të mendojë më shumë sec duket për të nesërmen dhe të harrojë çka është prioritetare, mbrojtja e jetës. Duke ndjekur në mënyrë të vazhdueshme ju, për t’ju ndjerë më shumë, kam vënë re që shumëkush ka filluar të kërkohej gjëra që është ende herët për të kërkuar. Ka filluar të qahet për masat shtrënguese dhe të flasë më shumë se çi takon ditës për çka vjen nesër. E nesërmja është shqetësimi ynë i përbashkët.”, tha Rama.