Virusi korona/ Rekord i ri vdekjesh gjatë 24 orëve në Britani

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar një rekord të ri rë numrit të viktimave në vend nga koronavirusi brenda 24 orëve.

Marketing

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit njoftoi se numri i vdekjeve u rrit me 181 të premten, një rritje prej 31%, duke e bërë atë rritjen më të madhe të vdekjeve që vendi ka parë deri më tani, duke tejkaluar rekordin e djeshëm prej 115.

Në total, 759 njerëz kanë vdekur deri tani nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa 14.579 kanë rezultuar pozitivë nga testimi. Në Angli, te prekurit e rinj të konfirmuar janë të moshës midis 29 dhe 98 vjeç.

Të gjithë rastet e reja, përvec katër pacientëve të moshës 82 dhe 91 vjeç, kishin sëmundje të tjera shoqëruese.

Më herët kryeministri Boris Xhonson konfirmoi se ishte prekur nga koronavirusi dhe ishte izoluar në shtëpi. Pozitiv në testim rezultoi edhe ministri i shëndetësisë Mat Hankok.

Mbretëria e Bashkuar është vendi i shtatë në botë për numrin e vdekjeve të regjistruara pas Italisë, Spanjës, Kinës, Iranit, Francës dhe SHBA.

Marketing