Virusi korona rrëzon turizmin dhe rrezikon 50 milionë vende pune

Pandemia e koronavirusit ka vënë në rrezik mbi 50 milionë vende pune në sektorin e turizmit dhe udhëtimeve.

Marketing

Lajmin e bën të ditur Këshilli i Udhëtimit dhe Turizmit Botëror (WTTC), sipas së cilës udhëtimet globale do të ulen me 25% për vitin 2020, ose e thënë ndryshe do të mungojnë 3 muaj udhëtimi në të gjithë botën.

Sipas Këshillit kjo mund të çojë në uljen e punësimit me 12-14%.

“Shifrat tona tregojnë ndikimin që do të ketë në udhëtim dhe turizëm pandemia Covid-19. Analizat tona thonë se janë në rrezik rreth 50 milionë vende pune në të gjithë botën”, u shpreh Gloria Guevara, Presidente dhe drejtore ekzekutive e WTTC.