Virusi korona, shkon në 35 numri i të infektuarve në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri në ora 12:00 numri i pacientëve të infektuar me virusin korona në vendin tonë ka shkuar në 35. Gjatë ditës së sotme pozitiv kanë rezultuar edhe katër persona nga Shkupi. Gjendja e të gjithë pacientëve është stabile.

Marketing

Ministria njofton se gjatë mbrëmjes në Aeroportin e Shkupit kanë arritur dy avionë nga Brukseli, udhëtarët e të cilëve janë testuar dhe pasi që të dalin rezultatet do të lëshohen në shtëpi për vetëizolim shtëpiak.

Epidemiologët kanë kontrolluar udhëtarët që janë akomoduar përkohësisht në shatorë ndërsa gjatë ditës do të transferohen në një strukturë të caktuar për izolim grupor në Demir Kapijë.

Marketing