Virusi korona/ Të hënën mblidhet Këshilli i Sigurimit

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, paralajmëroi mbledhje të Këshillit të Sigurimit më 16 mars, për të shqyrtuar situatën dhe mundësitë alternative për veprim, si mundësia për shpalljen e gjendjes së krizës në pjesë të caktuara të vendit apo edhe në nivel republike. Konsideron se vendi është larg mundësisë për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Marketing

“Versioni i tretë është që të marrim vendim për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme, për të cilin mund të them se jemi shumë larg. Sipas nenit 125 të Kushtetutës, një nen i cili kurrë nuk është aktivizuar, pasi ka pasur vlerësim se nuk ka qenë i domosdoshëm dhe i cili, nëse duhet, i mbulon edhe këto situata me sëmundje ngjitëse, përkatësisht nga rrezikimi i shëndetit të qytetarëve në përmasa më të mëdha. Në seancën e Këshillit të Sigurimit, ditën e hënë, do t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet.”,- u shpreh presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski.

Pendarovski ftoi mediat që të informojnë qytetarët me informata nga burime zyrtare dhe të mos krijojnë panik, ndërkaq ftoi qytetarët që të mos bien pre e informatave të rreme dhe të respektojnë rekomandimet e Qeverisë.