Virusi korona/Thaçi: Situatën ta menaxhojmë pa panik

Presidenti Thaçi është deklaruar lidhur me konfirmimet e fundit se në Kosovë ka Koronavirus.

Marketing

”Të nderuar qytetarë,

Më herët u njoftova nga institucionet e vendit se tashmë janë konfirmuar rastet e para me virusin COVID19 në Kosovë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që t’i ndjekin me përpikëri instruksionet e dhëna nga institucionet tona përgjegjëse.

Kërkoj nga ju që ta menaxhojmë edhe këtë situatë pa panik, në koordinim dhe me kujdes të shtuar për njëri-tjetrin.

Ne, së bashku, do t’ia dalim! HTH”

Marketing