Virusi korona zbeh futbollin, liga ku luajnë shumë shqiptarë merr vendimin drastik

Virusi korona është bërë tashmë kërcim i madh për shumë shtete të Europës.

Marketing

Përvec Italisë ku virusi vdekjeprurës ka marr jetën e 17 personave edhe në disa shtete të tjera janë identifikuar si të infektuar. Në këto kushte Liga e Futbollit në Zvicrës ka njoftuar këtë të premte se janë shtyrë të gjitha ndeshjet e parashikuara për t’u zhvilluar këtë fundjavë në Super League dhe Challenge League.

Edhe pse rastet e prekura nga ky virus vdekjeprurës në shtetin helvet janë me pikatore, është para e arsyeshme që të ndërpriten të gjitha aktivitetet sportive, ku do të kishte grumbullim tifozësh. Fatin e futbollit e ka patur edhe hokeji ne akull apo kampionatet e skive.

Ende nuk ka një vendim se sa do të zgjasë periudha e anulimit të aktiviteteve sportive në Zvicër ku në fakt luajnë një numër i madh futbollistët me origjinë shqiptare.