Virusi korona,kërcënon zhvillimin e ‘Eurovizionit’

Përhapja e madhe e koronavirusit edhe në vendet evropiane ka vënë në pikëpyetje zhvillimin e ‘Eurovizionit’ këtë vit.

Marketing

Edhe pse ende nuk ka ndonjë indikacion nga organizatorët se ‘Eurovizion’ mund të anulohet, përfaqësuesit e Unionit Evropian të Transmetimeve, organizatori ndërkombëtar i kompeticionit, nuk do të marr pjesë në një takim të delegatëve të Eurovizion nga 41 vendet pjesëmarrëse të hënën (9 mars), për shkak të një ndalim udhëtimi që është vendosur pasi një anëtar i stafit u diagnostikua me virusin, shkruan billboard.

Mbikëqyrësi ekzekutiv i Eurovizionit, Jon Ola Sand është ndër ata që do të bashkohen në takim por përmes thirrjeve telefonike, sipas një deklarate nga EBU.

Delegatët nga Izraeli dhe Suedia gjithashtu raportohet se do tq mungojnë në këtë takim, ngjarja e parë e madhe e ‘Eurovizion’ që çon deri në javën e dytë rë majit, kur zhvillohet festivali, duke kulmuar në finalen e televizionit të Shtunën, maj 16. Vitin e kaluar 182 milion shikues ndoqën finalen e ‘Eurovizion’, që u zhvillua në Tel Aviv.

Transmetuesi publik izraelit KAN, organizator i ‘Eurovizion’ në këtë vend, anuloi planet për delegacionin e tij për të marrë pjesë pasi Ministria e Shëndetit izraelit këshilloi që banorët të shmangin udhëtimet në ngjarje ndërkombëtare. Transmetuesi suedez SVT gjithashtu vendosi që delegatët e saj të merrnin pjesë në mbledhje vetëm me anë të video telefonatave në vend që të udhëtonin për në Roterdam.

EBU vbëri të qartë se zyrtarët e qytetit të Roterdamit nuk kanë kufizime të udhëtimit për në ose nga Holanda që do ta pezullonin këtë takim.

“EBU vazhdon të monitorojë situatën dhe të vlerësojë potencialin e ndikimit të koronavirusit në ngjarjet e tilla,” shkruan në një njoftim. “Udhëzon anëtarët të qëndrojnë në kontakt me EBU kordinatorin për të qëndruar të informuar lidhur me ndonjë ndryshim apo që është nevoja të ketë ndonjë alternativë lidhur me festivalin.

Deri tani, EBU ka anuluar Asamblenë e 26-të të Sporteve në Maltë, që do të zhvillohej këtë muaj, dhe shtyu ‘Ditët e Mediave Dixhitale’ 2020, i cili ishte planifikuar për tu mbajture në Milan javën e ardhshme.