Virusi korona,Parlamenti Evropian anulon seancat plenare

Seancat e së mërkurës dhe të enjtes të Parlamentit Evropian do të anulohen për shkak të frikës nga koronavirusi.

Marketing

Ky është vendimi i zyrtarëve evropian si masë parandaluese për përhapjen e virusit.

Këto seanca ishin parashikuar të zhvilloheshin në Strasbourg por ato u zhvendosën në Bruksel.

Gjatë seancës së nesërme pritet të diskutohet mbi situatën e emigrantëve në kufirin greko-turk por nuk do të merret asnjë vendim.

Thuajse çdo shtet i Evropës është prekur nga koronavirusi ku ka patur dhe shumë viktima.

Në Itali është regjistruar numri më i madh i të vdekurve, ndërkohë që ditën e sotme janë konfirmuar dhe dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri.

Marketing