Virusi ‘MRSA’, Ganiu në mbledhje urgjente me drejtoreshën e kopshtit “Borëbardha”

Me të dëgjuar lajmin se në Kopshtin për Fëmijë “Borëbardha” janë identifikuar tre raste me baktere, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu ka realizuar mbledhje urgjente me Drejtoreshën e Кopshtit për fëmijë për të shqyrtuar situatën nga afër dhe për tu siguruar se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme sanitare kundër paraqitjes së këtij lloji të bakteres.

Marketing

Gjatë bisedës me drejtoreshën ajo informoi kryetarin Ganiu se ka alarmuar menjëherë Inspektoratin Sanitar dhe Qendrën për Shëndet Publik, të cilat kanë kryer ekspertizën e tërësishme të hapësirës, dezinfektimin dhe kontrollet e nevojshme ndaj të punësuarve dhe fëmijëve ashtu siç parasheh protokolli për intervenim.

Kreu i Çairit Ganiu pas takimit sqaroi se janë dhënë edhe rekomandime precize për shërim dhe në bazë të raportit ashtu siç informuan edhe nga qeveria, bakteria MRSA nuk është e rrezikshme, mund të mënjanohet, nuk ekziston aspak hapësirë për panikë dhe kopshti mund të vazhdojë me punën e tij.

Marketing