Virusi po shpërndahet shpejtë! Hasani: Personeli mjekësor është i limituar por edhe barërat

Numri i të infektuarve në nivel ditor vazhdon të jetë shqetësues. Madje të shtunën vendi regjistroi mbi 1000 të infektuar për 24 orë. Nga ana tjetër kapacitetet spitalore për hospitalizimin e pacientëve me virus korona janë pothuajse të mbushura në çdo qytet. Por sa mund ta përballojë sistemi shëndetësor këtë ritëm të shpërndarjes së virusit!?

Marketing

Zv/ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani tha se sistemi shëndetësor është fleksibil edhe mund ta përballoj një gjendje të tillë, megjithatë shton se kuadri mjekësor është i limituar dhe i lodhur.

“Ne në çdo moment mundohemi që t’i zgjerojmë kapacitet tona që në njëfarë mënyrë sigurisht që dhe ato e kanë limitin e vet dhe kufirin e vet. Realisht nuk është problem vetëm për çështjen e shtretërve, meqë shtretër mund të rezervohen dhe të sigurohen në shumë spitale që i kemi për momentin.01.14 Problemi është te resurset njerëzore të cilët faktikisht ne i kemi të limituara siç do shtet anembanë botës”, deklaroi Ilir Hasani – zv/ministër i Shëndetësië.

Nëse kjo gjendje vazhdon kështu, sipas Hasanit, problem tjetër mund të paraqitet edhe mungesa barnave dhe materialeve të tjera mjekësore.

“Shqetësime të mëdha do të ishin paraqitur ndoshta në të ardhmen edhe për aspektin e furnizimeve që i kemi nëpër spitale tona, një gjë e cila që veç më është duke ndodhur në Kroaci, kemi informacione se mungojnë edhe shumë material harxhuese dhe disa nga barnat të cilat janë esenciale për trajtimin e kësaj sëmundje ose murtaja e shekullit 21”, theksoi zv/ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani.

Ditë më parë, ministri Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se ulje të numrit të të infektuarve mund të priten më së voni brenda një muaji, nëse respektohen plotësisht masat e reja të Qeverisë.

“Cikli i ndryshimit ose rezultatet e masave të vendosura jo vetëm tek ne por dhe në shumë vende të tjera vijnë pas 3 deri 4 javëve. Nuk është mirë të japim parashikim … por edhe përkundër kësaj pritshmëritë tona janë që për 1 muaj ose 3 deri në 4 javë duhet të kemi rezultate të dukshme dhe presioni në spitale të ndalet”, u shpreh Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësië.

Edhe Hasani tha se arma e vetme dhe e fundit për parandalimin ose kontrollimin e kësaj sëmundje është respektimi i masave, mbajtja e maskave, distancë dhe higjiena personale. TV21