Visar Ganiu nderon veteranët dhe mësimdhënësit e dalluar të Komunës së Çairit

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu organizoi sot manifestimin për nder të festës kombëtare të mësuesit – 7 Marsin, në prani të misionarëve të arsimit dhe këshilltarit të Qytetit të Shkupit z. Besnik Ajeti.

Marketing

Në shenjë mirënjohjeje të thellë për kontributin e të gjithë veprimtarëve të arsimit, kreu i Çairit dekoroi me mirënjohje veteranët e arsimit dhe shpërbleu me dhuratë mësimdhënësit e dalluar të shkollave fillore dhe kopshteve për fëmijë të Komunës së Çairit.

Gjatë fjalimit të tij, ai u shpreh: “Ju të nderuar mësues dhe mësuese, ishit frymëzimi i shumë gjeneratave. Ju na mësuat shkronjat e para, na mësuat drejtëshkrimin, na mësuat që ta përdorim gjuhën amtare. Ju mund të them lirisht që asnjëherë nuk mund të paguhet mundi juaj në aspekt material.

Falë jush populli ynë sot ka mjek, profesorë, udhëheqës institucionesh, breza të ri në sferën e arsimit që do duhet të vazhdojnë misionin e shenjtë të edukimit të fëmijëve tanë. Me nder dhe respekt të madh, Urime Festën e 7 Marsit të gjithë veprimtarëve të arsimit.”

Marketing