Visar Ganiu në Durrës, mbështetje të madhe familjeve të të prekurve nga tërmeti (FOTO)

Me ekipin nga Komuna e Çairit, udhëheqësin e tifo grupit Shvercerat Jusuf Ramadani dhe përfaqësuesin e të rinjve Jetmir Asani, ndodhemi në vendin e ngjarjes, në Durrës për të ndihmuar bashkëatdhetarët tanë dhe për të kontribuar në lehtësimin e dhimbjes së tyre në këto çaste të vështira.

Marketing

Na mirëpriti Kryeministri i vendit Edi Rama, ministrja e Kulturës znj. Elva Margariti dhe nga këshilltari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë z. Erlis Hereni, të cilët na falemnderuan për ndihmën e deritanishme. Pas kësaj iu bashkangjitëm në veprim Shoqatës së Zjarrëfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” nga Çairi që po bëjnë punë heroike në koordinim me shtabin vendor të emergjencës.

Do të vazhdojmë të dërgojmë ndihmën e nevojshme humanitare siç kemi bërë deri më tani dhe bashkë do ta tejkalojmë këtë situatë të vështirë.

Image may contain: 4 people, people smiling, hat and outdoor
Image may contain: 2 people, outdoor
Image may contain: 3 people, people standing, hat and outdoor
Image may contain: 1 person, standing and hat
Marketing