Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu nëpërmjet një videoprezantimi njoftoi për fillimin e larjeve me ujë të rrugëve dytësore në gjithë territorin e Çairit.

Siç thotë Ganiu, kjo ishte kërkesë e vet qytetarëve të kësaj komune.

Ganiu nëpërmjet videos kërkon që të respektohet orari i parashikuar për pastrim të rrugëve, që do të bëhet një herë në javë.

Për më tepër shikoni videon në vijim: