Pas rikthimit nga Qyteti i Mostarit ku delegacioni nga Komuna e Çairit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi për ruajtjen e Çarshive të Vjetra si thesar kulturor që posedojnë të dy qytetet, rrugës duke u kthyer në Shkup Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu vizitoi kampin stërvitor të K.F. Shkupi në Durrës, ku ishin duke u përgatitur për fillimin e sezonit të ri ardhmëria e futbollit tonë nga gjenerata 2004 deri më 2009.

Futbollistëve ai u uroi punë të mbarë kurse trajnerët Jeton Musliu, Erkan Murseli, Halim Bilali, Enes Qaili, Alisa Vishi dhe Ferdi Ismaili i përgëzoi për punën e shkëlqyer që po e bëjnë në përgatitjen e brezit të ri të futbollistëve që në fushat e gjelbërta do të na bëjnë të ndihemi gjithmonë krenar.

Vizita surprizë e kreut të Çairit për futbollistët e rinj, dëshmojnë faktin se ecuria zhvillimore e ardhmërisë së futbollit vendor përcillet dhe përkrahet në maksimum.