Visar Ganiu: Urime Drita Islami – atletja me rekord të ri shtetëror dhe me medalje ari në Kampionatin e Evropës

Drita Islami, atletja nga Shkupi, ka thyer edhe një rekord shtetëror në 400 metra me pengesë, duke e përshkuar këtë disciplinë për 57:53 sekonda. Drita doli e para edhe në Kampionatin Ekipor të Evropës, në disciplinën e 400 metrave me pengesë.

Marketing

Ditë më parë pata nderin të jem nikoqir i Drita Islamit në Komunën e Çairit, ku i urova suksese edhe më të mëdha, mе shpresën që emri i saj do të gjendet në vendet e para edhe në gara të tjera të përmasave botërore.

Arritjet e tilla na bëjnë vërtet shumë krenar dhe paraqesin një shembull të shkëlqyeshëm se si duhet të zhvillohen gjeneratat e reja të sportistëve.

Marketing