Visar Ganiu vazhdon aktivitetet për mbrojtjen e nxënësve nga virusi Covid 19

Aksioni i përbashkët humanitar i Komunës së Çairit dhe kompanisë së mirënjohur “Zegin” për shpërndarjen e 4000 maskave mbrojtëse vizer për nxënësit e shkollave fillore të komunës së Çairit.

Marketing

Kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu falënderoi drejtorin e kompanisë “Zegin” për gatishmërinë e tij që të bashkëpunojë në ballafaqimin me virusin Covid 19, transmeton aktuale.mk.

“4000 maska mbrojtëse vizer nga kompania Zegin për fëmijët tanë në shkollat fillore që mësimin e ndjekin me prezencë fizike

Vazhdojmë të jemi të ndërgjegjshëm dhe të kujdesshëm për zbatimin e masave adekuate për mbrojtje nga virusi Covid 19. Pas vendosjes së gjithsej 1950 paravaneve mbrojtëse në shkollat tona fillore, kësaj radhe si rezultat i bashkëpunimit me kompaninë e mirënjohur farmaceutike “Zegin” dhe pronarin e saj z. Bllagoj Mehanxhiski, bashkë me drejtorët pranuam si donacion 4000 maska vizer për nevojat e nxënësve të shkollave fillore në territorin e komunës sonë, të cilët mësimin e ndjekin me prezencë fizike.

Falënderova z. Mеhanxhiskin për gatishmërinë e tij që të bashkëpunojë me ne në ballafaqimin me virusin Covid 19 duke i dhuruar në shenjë respekti dhe mirënjohje pllaketë për kontributin e tij humanitar me figurën e humanistes tonë të madhe Nënë Tereza.”, ka shkruar në facebook kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.aktuale.mk

Marketing