Visar Musliu me porosi: Rri në shtëpi, shëndeti është përgjegjësi e përbashkët

Futbollisti shqiptar i Reprezentacionit të Maqedonisë, Visar Musliu, futbollist i Moll Vidi-t, i është bashkëngjitur kampanjës tashmë me përmasa globale, kundër korona virusit “Stay Home”.

Marketing

Musliu në dy gjuhë, shqip dhe maqedonisht ka porositur të gjithë qytetarët e vendit që të qëndrojnë pranë familjarëve. Musliu ka thënë përgjegjësia është e të gjithve dhe se duke qëndruar së bashku do ta mundim virusin.

“Rri në shtëpi, shëndeti është përgjegjësi e përbashkët. Ta mundim së bashku virusin”, ka shkruar Musliu.

Kësaj kampanje përpos Musliu i janë bashkëngjitur edhe shum futbollist tjerë, duke filluar nga Enis Bardhi, Ferhan Hasani, Jani Atanasov, Viktor Angellov dhe disa futbollist të tjerë të Maqedonisë.

Marketing